Surprise Me!

Kreret e BE dhe Ballkanit Perendimor mblidhen per zgjerimin

2020-02-16 0 Dailymotion

Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian u mblodhën në Bruksel për të përgatitur samitin e Zagrebit që mbahet nga 5 deri në 7 Maj dhe që do t?i kushtohet zgjerimit.

Samiti jozyrtar i Brukselit i thirrur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të fokusohet te diskutimi i metodologjisë së re të zgjerimit të prezantuar tashmë nga Komisioni Europian.

Kryeministri Edi Rama tha pas takimit se strategjia e re ka gjetur mirëkuptimin e vendeve anëtare dhe se shpresonte që kjo të përkthehej në një vendim pozitiv për negociatat. Rama tha se në takim ishte folur edhe për Shengenin Ballkanik.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha para takimit se shpresonte që Këshilli Europian të gjente dakordësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

?Është një mbrëmje e rëndësishme. Ju e dini që Ballkani perëndimor është prioritet për Komisionin Europian dhe është në të mirën e përbashkët që ta kemi këtë rajon pjesë të unionit sa më shpejt të jetë e mundur?.

Ky samit jozyrtar për Ballkanin zhvillohet në një atmosferë pozitive për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, presidenti francez, Emanuel Macron deklaroi se nëse vlerësimi i Komisionit Europian për përparimin e reformave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është pozitiv, atëherë vendi i tij do të jetë pro hapjes së negociatave me të dy vendet.

Burime të Bashkimit Europian në Bruksel shprehen se metodologjia e rishikuar e zgjerimit mirëpritet edhe nga Holanda dhe Danimarka. Por për të dhënë dritën jeshile, të dyja vendet presin raportin e Komisionit Europian mbi evolucionin e reformave në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të prezantohet në fund të Shkurtit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon