Ambasadori i BE Luigi Soreca mëngjesin e kësaj të mërkure është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.<br /><br />Teksa Soreca ka preferuar të mos japë asnjë prononcim për mediat, kryeopozitari doli në një deklaratë për mediat duke hedhur akuza mbi qeverinë.<br /><br />"?Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme.Për ti dhënë shqiptarëve mundësin për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KçK. Por KçK është verë kryeministri, është partia në pushtet. Nuk janë çështje dëshire. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë Edhe procesi i integrimit evropian dhe procesin e Reformës zgjedhore . Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Tksa më të larta, militantë të punësuar. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative. Po bëjmë çdo përpjekje nuk do ketë pengese ka angazhim total që Reforma të përfundojnë më 15 mars" është shprehur Basha ndër të tjera.
