Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte këtë paradite në Vlorë, në një analizë vjetore të Prefekturës së Qarkut.<br />Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Njësie tjetër Antikorrupsion është në krijim e sipër, por nuk ka dhënë detaje sesi do të jetë trajta përfundimtare e saj.<br />?Bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot?.<br />Ai ka theksuar se lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike dhe se do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.<br />?Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mirë, sesa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së Policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë?. /tvklan.al