Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të dënuarit Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini të vetëdeklarojnë pasurinë.

Të dy këta persona rezultojnë të dënuar për vepra të rënda penale. Dritan Dajti aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për vrasje dhe 4 vepra të tjera penale.

? OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: ? D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese?, ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?; ? Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Si subjekt i Ligjit Special, dy të dënuarit Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini brenda 48 orësh duhet tu përgjigjen me shkrim, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas këto përgjigje do i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Dritan Dajti është dënuar me 25 vite heqje lirie për vrasjen e katër policëve në 2009-tën në Durrës.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi në Shkurt të vitit 2019 të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dajtit duke rrëzuar vendimin Shkallës së Parë e cila e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Tv Klan