Surprise Me!

Uniko - Apeli i nenes se Renit te Elbasanit per Indritin: Dua vetem nje gje...

2020-02-17 2 Dailymotion

Silvana Hamza, nëna e këngëtarit të tallavasë i njohur si Reni i Elbasanit, ka bërë një apel për Indrit Shaqjan, një nga personat e dyshuar që mund të ketë lidhje me zhdukjen e Renatos.

Në një intervistë për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, Silvana kërkon nga Indriti që të tregojë të vërtetën se çfarë i ndodhi djalit të saj, Renatos.

Sikurse thotë edhe vetë Silvana, Indrit Shaqja vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava në Shkurt të vitit 2014.

Silvana Hamza: Mesazh për Indritin kam këtë që në qoftë se ai ka djalë vetë, në qoftë se ka vëlla, në qoftë se është prind, le ta tregojë të vërtetën e Renatos se unë nuk dua asgjë. Vetëm kaq dua nga ai. Se ai dënimin e ka marrë. Nuk ka pse dënohet më. Kaq dua prej Idritit, le të më thotë një të vërtetë për Renaton se po më qan shpirti. Le të mendojë si për djalin e vetë. Kaq dua prej Indritit, sepse atë Zoti e dënoi. Kaq dua.

Gazetari Spartak Koka: Po për shtetin?

Silvana Hamza: Shtetit nuk ja fal kurrë. Shteti që e ka fshirë çdo gjë. Nuk mendoi, i lëshoi kriminelët. Unë tek shteti nuk kam besim fare.

Buy Now on CodeCanyon