Ulja e numrit të aksidenteve, e sidomos atyre me pasojë vdekjen, mbetet një sfidë për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme me radarë dhe alkool-test në rrugët problematike, sërish numri i viktimave nga aksidentet mbetet i lartë.

Pavarësisht shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e rrugës, ngrihet pyetja nëse akset tona kombëtare i plotësojnë standardet e sigurisë.

Një tjetër problem është siguria rrugore gjatë kryerjes së punimeve në rrugë. Shikoni çfarë ka ndodhur një javë më parë në Tiranë sapo kalon rrethrrotullimin e ish-doganës në drejtim të kthesës së Kamzës për të hyrë në autostradë.

Për shkak të një kanali të hapur dhe që është lënë i pambyllur plotësisht, janë shpuar gomat e automjeteve, duke krijuar kaos në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës deri tek mbikalimi i Kamzës. Në anë të rrugës shikojmë varg të gjatë automjetesh, të cilat kanë hapur krahun për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar. Problematika është evidente.

Vetëm 10 minuta më vonë, pasi u krijua kaos në qarkullim për shkak të makinave me goma të shpuara, në pjesën e dëmtuar të rrugës vendoset tabela që sinjalizon se duhet bërë kujdes.

Mjetet e para që shkojnë në vendngjarje janë karoatrecët, madje mbërrijnë edhe më shpejt se policia që në raste të tilla duhet të orientojë trafikun. Ka dhe nga ata që gomën e dëmtuar të automjetit e ndërrojnë vetë.

Teksa minutat kalojnë, situata rëndohet më shumë. Hyrja drejt autostradës më të rëndësishme në vend, thuajse bllokohet tërësisht. Makinat e dëmtuara për shkak të një kanali të lënë hapur në mënyrë të papërgjegjshme, ndalojnë në mes të rrugës në pamundësi për të lëvizur më tej.

Për të dalë nga ky makth, mjetet e tjera që i kanë shpëtuar paq kanalit, detyrohen të kryejnë manovra të ndryshme.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, dhe drejtuesit e mjeteve pyesin me të drejtë se kush do t?i kompensojë? Mesa duket, edhe në këtë rast barra i mbetet të palës së dëmtuar.