Surprise Me!

Elbasan Cable vjedh Digitalb/ Faktet që tregojnë shkeljen flagrante të ligjit

2020-02-17 6 Dailymotion

Nëse ndjek rrugën që bëjnë këta kabuj, ata të çojnë tek pirate i radhës, Kësaj herë gazetarët e Top Channel, piraterinë televizive e gjetën në Bashkinë e Prrenjasit.

Elbasan Cable, prej vitesh në mënyrë të paligjshme vjedh kanalet ekskluzive të platfromës televizive DigitAlb. Top Channel, Top News, News24 janë disa nga kanalet që piratohen.

?Unë quhem Dorjana Lici, jetoj në Qukës. Për të parë televizor keni kabllor, antenë apo DigitAlb? Jemi me kabllor paguajmë 6 mijë lek në muaj ( të vjetra)?.

Sa kohë ke me kabllor?

?Kam 2 vjet e gjysmë?.

Çfarë shikoni më shumë në televizor?

?Top Channel, ka më shumë programe, dhe humori i ? Portokallisë? na kënaq të gjithëve?.

Pagesën e bën në kohë?

?Kur nuk kemi e vonojmë edhe 2 muaj nuk na e presin. Na mirekuptojmë?.

Nëse Elbasan Cable nuk do të piratonte, lista e kanale do të ishte shumë e varfër. Janë abonentët e këtij kabllori që tregojnë kanalet preferuara janë ato të DigitAlbit. Kësaj here kabujt e Elbasan Cable i gjetëm edhe në fshatin Qukës të Prrenjasit.

Për të parë televizor ke kabllor, antenë apo DigitAlb?

?Kabllor?.

Sa e paguan në muaj?

?6 mijë lekë ( të vjetra ) në muaj?.

Ke vite më kabllor?

?Po 11 vite?.

Sa kanale kap afërsisht?

?20 kanale?.

Cfarë shikoni më shumë?

?Lajme dhe muzik?.

Kanë zyrë, dyqan këta të kabllorit?

?Jo, vjen vetë ai dhe i mbledh lekët 1 herë në muaj?.

Zyrat e Elbasan Cable gjenden në qytetin e Elbasanit, pronari Altin Cobo jep urdhërat se deri ku do të arrijë pirateria. Elbasna Cable aktivitetin e tij e ka edhe në qytetin e Elbasan, por pirateritë televizive ka preferuar ta shtrijë vetëm nëpër fshatra. Por siç do i fajshëm edhe Altini e mohoi vjedhjen e tij, edhe pse abonentët e tij thonë të vërtetën me librezën e abonetit të dorë.

GAZETARJA: Jam Rudina Muca të telefonoj nga Top Channel.

A.COBO: Po Rudina më thuaj.

GAZETARJA: Altin, unë tani jam në Prrenjas, pak më parë isha edhe në Qukës dhe pashë që ju piratoni kanalet e platformës DigitAlb. Me çfarë të drejte e bën një gjë të tillë?

A.COBO: Shiko mos është ndonjë operator tjetër sepse ka dhe operator të tjerë.

GAZETARJA: Zotëri, abonentët e tu i pajis me një librezë abonenti, ti ke një datebase, ju hidhni firmën në momentin që abonenti paguan e më pas hedh vulën e Elbasan Cable

A.COBO: Absolutisht nuk i piratojmë ato kanale.

Altin Cobo, dhe piratët e tjerë si Dritan Memushi, Anesti Zguro dhe Ylli Musaku duke vjedhur kanalet ekskluzive të platformës DigitAlb gjithashtu shkaktojnë edhe evazion fiskal. Emrat e më sipër duhet të heton dhe gjykohen nga institucionet e drejtësisë të vendit tonë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ElbasanCable#Digitalb#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon