Surprise Me!

Video, si u grabit argjendaria ne Elbasan

2020-02-17 0 Dailymotion

Kjo është grabitja e fundit që ka mundur të bëjë 27 -vjecari, Astrit Thaci para se të binte në prangat e policisë. Më 15 Shkurt, ai futet në njeë argjendari të lagjes ?Ali Pasha? në Elbasan, 10 meter larg drejtorisë së policisë.

Në pamjet filmike të regjistruara nga kamera e sigurisë se argjendarisë, ai duket sikur interesohet për disa bizhuteri, por më pas nxjerrë një armë dhe kërcënon shitësen. Kapërcen banakun, e mbërthen atë për të mos e lejuar të largohet.

Më pas, nis të marrë bizhuteri të ndryshme, me vlera të mëdha, teksa pistoletën e lë në banak. Shitesja ia merr armën dhe e detyron të largohet me vrap.

Vetëm disa orë më pas, Astrit Thaci arrestohet në Kombinat, në operacionin e koduar me emrin ?Trajektorja?. Në momentin e arrestimit iu gjetën 17 varëse, dy ora dore dhe 20 byzylykë floriri, si dhe 51.700 lekë të reja.

Policia thotë se ai është autor i 8 grabitjeve të realizuara brenda një jave, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës dhe i dënuar me 7 vjet burg, në Itali për vjedhje me dhunë dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë edhe një 20-vjeçare, e cila dyshohet se e ka ndihmuar 27 vjeçarin t?i shpëtonte policisë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon