Surprise Me!

Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë: Kompania nuk na njeh pagat e prapambetura

2020-02-17 0 Dailymotion

10 naftëtarë të Ballshit janë futur në grevë urie pasi kanë 5 muaj pa u paguar nga kompania. Gjatë diskutimeve mes punonjësve të uzinës dhe përfaqësuesve të kompanisë nuk u arrit një marrëveshje, duke detyruar që 10 nga punonjësit të ndërmarrin një vendim të vështirë dhe të hyjnë në grevë urie.<br /><br />Kompania ka propozuar që naftëtarët të nënshkruajnë një kontratë të re pune nga 1 Marsi, por pa njohur borxhet e prapambetura, pra pa u kompensuar pagat e 5 muajve të kaluar. Kjo nuk është pranuar nga naftëtarët, të cilët në mbështetje të grevës së urisë së punëtorëve të Pompimit në Poçem, janë vendosur në mjediset e qendrës shëndetësore pranë uzinës së naftës.<br /><br />Naftëtarët e Ballshit i kishin lënë afat kompanisë sot deri më 14:30, por mosarritja e marrëveshjes, caktoi dhe nisjen e grevës urisë për 10 punonjësit e uzinës së naftës. Nga ana tjetër punëtorët e Poçemit hyjnë në ditën e 5 të rezistencës pasi kanë 23 muaj pa marrë pagat e tyre, ndërsa disa prej të cilëve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Buy Now on CodeCanyon