Secila shkronjë përfaqëson një histori të trishtë. Kujtojnë vuajtjet e atyre njerëzve që kërkojnë drejtësi prej 20 vitesh, por ende pa rezultat.

Në vitin e 12-të të shpalljes së pavarësisë, ?NEW BORN? ? simboli i Pavarësisë së Kosovës i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për gjendjen e tyre.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë.

?Mendojmë që një herë e mirë shoqëria kosovare do të ndalet së paragjykuari dhe të anashkalojë vuajtjet që kanë përjetuar viktimat e dhunës seksuale?.

Nismës i është bashkangjitur edhe kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

?Njëra prej tyre më bëri përshtypje. Thotë: ?Dua që plaga ime të ketë zë?. Dëshiroj edhe një herë të zotohemi që ajo plagë të ketë zë, sot e përgjithmonë. Do të ketë zë në institucionet e Kosovës, do të ketë zë në institucionet ndërkombëtare?.

Osmani tha se është borxh i çdo qytetari të përkrahë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pasi kjo betejë ende nuk ka përfunduar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NewBorn#Kosova#TopChannel