Surprise Me!

Rreziku per femijet qe flene vone

2020-02-18 1 Dailymotion

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku për obezitet tek fëmijët rritet kur flenë gjumë vonë. Megjithatë kërkuesit thonë se prindërit nuk duhet të nxitojnë që t?i vendosin fëmijët, sidomos parashkollorët, në gjumë herët.

Në vend të kësaj mamatë dhe baballarët duhet të fokusohen në mbajtjen e një rutine për vaktet e ushqimit dhe orarin e gjumit.

Ky studim u publikua të martën në Instituti Karolinska në Suedi. Kërkimi është pjesë e një studimi të gjerë mbi obezitetin dhe u përqendrua tek 107 fëmijë në Suedi, 64 prej të cilëve kishin një prind obez.

Kërkimi monitoroi peshën e secilit fëmijë, gjatësinë dhe belin që nga mosha njëvjeçare deri në gjashtë vjeç. Të gjithë fëmijët kishin masa të njëjta kur nisën studimin. Gjumi u mat për shtatë ditë rresht çdo vit.

Në fund u zbulua se fëmijët të cilët flenë vonë, pas orës 21:00, kishin bel më të gjerë dhe indeks më të lartë të masës së trupit.

?Ky ishte faktor i rëndësishëm. Lidhet me rritjen e peshës. Sidoqoftë shikojmë se nuk është lidhja e vetme?, tha drejtuesi i studimit Claude Marcus.

Marcus sugjeroi që gjumi pas orës 21:00 është rrezik i shtuar për obezitetin. Ai shtoi se kjo lidhet edhe me kohëzgjatjen në ekrane, ushtrimet fizike, dhe zakonet shëndetësore që ka një familje./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon