Ylli i Hip Hopit, Eminem, ka çimentuar statusin e tij si një forcë e vërtetë pasi një tjetër videoklip i tij, ka kapërcyer një miliardë shikimet në YouTube.

Videoklipi i këngës së 47-vjeçarit, ?Rap God?, arriti rekordin në sajtin e ndarjes së videove, gjashtë vite pas publikimit të tij, në 2013. Në videon 6-minutëshe, shfaqet edhe këngëtari i lindur në detroit bashkë me homologë të tij, mes të cilëve Tyler The Creator, Joe Budden, dhe Machine Gun Kelly.

Të premten, Eminemi i dha videos edhe shtysën e fundit, duke ndarë në Instagram dhe Twitter një klip të vogël, me nënshkrimin : RapGod, numërim mbrapsht drejt 1 miliardëshit.

Rap God është videoja e tretë e Eminemit që kalon pragun e një miliardë shikimeve. Më herët, këtë e kishin bërë edhe këngët e tij ?Not Afraid? dhe ?Love the Way You Lie?, në të cilën shfaqet edhe Rihanna.

Ndërkohë, ?Despacito? e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, është aktualisht videoja më e shikuar në YouTube, me 6.6 miliardë shikime. Gangnam Style, megahiti i koreanojugorit PSY, i 2012, ishte videoja e parë që kaloi një miliardë shikimet në YouTube.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Eminem#RapGod#TopChannel