Një 13-vjeçare ka treguar në programin ?Historia ime? në Tv Klan problemet në familjen e saj. Ajo nisi një letër në redaksinë e këtij emisioni ku kërkoi ndihmë dhe mbështetje për mamin, veten dhe dy motrat.
Në pamundësi për të shkuar në studio, për shkak se kujdeset për motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe, gazetarja shkoi në shtëpinë e saj.
Vogëlushja rrëfeu mes lotësh, se babai i ka braktisur dhe situata në familjen e saj është mjaft e keqe edhe nga gjendja ekonomike. Mamaja e saj nuk mund të kujdeset e vetme për 3 vajzat, prandaj 13-vjeçarja është detyruar të lërë shkollën dhe të ndihmojë mamin e saj me rritjen e motrave.
Gazetarja: Me kë jeton?
13-vjeçarja: Me mamin dhe dy motrat.
Gazetarja: Sa vjeç janë motrat?
13-vjeçarja: Njëra është 3-muajshe, tjetra 6.
Gazetarja: Në cilën klasë je?
13-vjeçarja: Në të katërtën.
Gazetarja: E ke lënë shkollën tani?
13-vjeçarja: Po!
Gazetarja: Pse e ke lënë?
13-vjeçarja: Se s?kishte mami mundësi ta paguante!
Gazetarja: Ti mban motrën e vogël?
13-vjeçarja: Po!
Gazetarja: Si ka qenë fëmijëria jote?
13-vjeçarja: Jo shumë mirë. S?kam qenë asnjëherë e lumtur si gjithë të tjerët. Të gjithë kanë familje të lumtura kurse unë s?kam qenë kurrë.
Gazetarja: Çfarë shikoje që nuk shkonte?
13-vjeçarja: Shikoja që nuk kisha një familje, babi na braktiste.
Gazetarja: Kur ikte çfarë thoshte babi?
13-vjeçarja: Nuk na lajmëronte! Merrte në telefon thoshte që ika, do vij prapë, por pastaj s?merrte më./tvklan.al