Surprise Me!

Punëtorë të huaj për rindërtimin/ Rama në Durrës, ndërtuesit ankohen se s’ka punëtorë

2020-02-18 4 Dailymotion

I sapo kthyer nga Brukseli, Edi Rama lajmëroi se nga të huajt nuk do marrim vetëm thesin e parave për rindërtim, por edhe krahun e punës, i cili i mungon Shqipërisë.

Kryeministri pas konferencës së donatorëve u shfaq në Durrës, në një pallat në rikonstruktim, ku u has me ankesën për mungesë punëtorësh.

?Ky është problemi kryesor se keni vetëm ju por e gjithë Shqipëria. Duam punë, duam punë, por kur vjen puna për punë mirë që duan punë shteti por edhe kur u thua hajde kualifikohuni jo të gjithë janë. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin për të lehtësuar sjelljen e punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket po ky është fakt. Këtu tek ne që ankohen gjithë për punë nga kulltuku në kafene?, shprehet kryeministri.

Krahas punëtorëve të huaj të cilët do vijnë nga jashtë, kryeministri kërkoi edhe angazhimin e punonjësve të ndërmarrje të Bashkisë, për të cilët kërkoi dy punësim.

Mungesën e dëshirës për të punuar në ndërtim, Rama e evidentoi edhe live me disa të rinj.

Në Durrës vijon faza e parë e rindërtimit, ku brenda muajit mars pritet te restaurohen 1859 apartamente.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#EdiRama#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon