Surprise Me!

LIVE/ Tempora - Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj - 18 shkurt 2020

2020-02-19 5 Dailymotion

Sonte në Tempora, në ora 21.00 në RTV Ora, live në facebook e youtube, si edhe në Radio OraNews 96,7 MgHz:

Dy ish-kryeministra shqiptarë në ditë të rëndësishme për shqiptarinë, nga Tirana në Gllogjan të Deçanit:

Z. Sali Berisha
Z. Ramush Haradinaj

Në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë festohej me një qeveri e kryeministër të ri nisja e vitit të 13-të të shtetit të Kosovës.

Në Bruksel, një Konferencë Donatorësh për Shqipërinë mblodhi përfaqësues të mbi 100 vendeve nën moton ?Së bashku për Shqipërinë?. Pak muaj para vendimit për çelje negociatash.

Përtej simbolikave, titujve e propagandës, cila është situata e shqiptarisë sot në raport me veten, Europën, SHBA-në?
Çfarë kulisash rrezikojnë integrimin?
Çfarë rrethanash mbajnë peng liderët shqiptarë për të synuar një përfaqësim të përbashkuar në tryezat ndërkombëtare ku vendoset e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës?
Sa mund të na kushtojë raporti i vështirë mes liderve shqiptarë në dy anët e kufirit?

Në lidhje direkte:
Nga Parisi Nezir H. Kraki, pedagog
Nga Zvicra Flori Haçkaj, Ambasador i Kombit, ekonomist

Memet e Genc Sejkos dhe të tjera...

Na ndiqni!

Buy Now on CodeCanyon