Asnjë shtet nuk u ofron fëmijëve mundësi për edukim të shëndetshëm dhe ambient adekuat për të ardhmen e tyre, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët kanë thënë se ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm, që inkurajon konsumimin e ushqimit të shpejtë apo konsumim të alkoolit para kohës, i përballë fëmijët me rreziqe.

Raporti, i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Instituti Lancet, rendit 180 shtete në kapacitetet e tyre për të ofruar kushte për shëndet të mirë dhe mirëqenie. Rreth 40 ekspertë për fëmijë kanë paralajmëruar se përparimi në dy dekadat e fundit ?do të kthehet mbrapa?, nëse qeveritë nuk bëjnë ndryshime radikale.

?Secili fëmijë në botë tani përballet me rrezik ekzistencial nga ndryshimet klimatike dhe presioni komercial?, ka thënë ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, që ka drejtuar komisionin.

Ekspertët po ashtu kanë paralajmëruar se rritja e temperaturave globale për 4 gradë Celsius deri më 2010, mund të rezultojë me ?pasoja shkatërruese shëndetësore?, për gjeneratat e ardhshme, për shkak të rritjes së niveleve të oqeaneve, valëve të të nxehtit, kequshqyerjes dhe zgjerimit të sëmundjeve infektuese siç është malaria.

Në mesin e shteteve me rezultatet më të mira për ofrim të mirëqenies për fëmijë kanë qenë: Norvegjia, Danimarka, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#UNICEF#TopChannel