Qeveria po ndryshon rregullat e përdorimit të mjeteve motorike lundruese për qëllime turistike. Ligji i ri, i cili ka dalë për konsultim publik, ndërkohë që ai përcakton rregullat e përdorimit për motoskafët, jahtet, motorët e ujit, anije të ndryshme apo krocierat.

Atij i nënshtrohet të gjitha mjete si shqiptare ashtu dhe të huaja që lundrojnë në brigjet shqiptare.
Aktivitetet e turizmit detar janë lundrimi për zbavitje, Serf, Zhytje çlodhëse, windsurf, ski në ujë, wake board, motor uji, peshkim për turizëm etj, ndërkohë që të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet të licensohen dhe të marrin një certifikatë të posaçme.

Ligji i ri parashikon krijimin e hartave ku ofrohet turizmi detar. Përdorimi i mjeteve lundruese për zbavitje për qëllime tregtare duhet të regjistrohet në regjistrin detar, të jenë më të reja se 15 vjet, të kenë rinovuar certifikatën e përshtatshmërisë çdo vit, dhe të kenë policë sigurimi që garanton jetën dhe shëndetin e klienteve si edhe përgjegjësinë për dëmet që mund t?u shkaktohen të tretëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Jaht#TopChannel