Surprise Me!

Report TV - Breshka 'fluturuese' dhe peshkaqeni i rrallë bien në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë

2020-02-21 2 Dailymotion

Një tjetër specie e rrallë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës. Breshka fluturuese sikur njihet në gjuhën shqipe është një specie e cila në brigjet vlonjate është rastisur thuajse 5 herë në gjithë historinë. Kjo tregon për veçantinë e saj dhe mosfrekuentimin e shpeshtë të brigjeve vlonjate.<br /><br />Breshka mbi shpinë ka pasur parazitë të detit të cilët kanë bërë që të humbasë drejtimin dhe të dalë në ujërat tona dhe më pas në cektinë. Peshkatarët e Vlorës ja kanë pastruar parazitët për ta hedhur më pas sërish në det. Quhet breshkë fluturuese pasi kur e nxjerrin nga deti përplasë krahët si të ishin flatra teksa në det dallohet për stilin e veçantë të notimit.Gjithashtu një peshk i rrallë për ujërat shqiptare është kapur në afërsi të gjirit të Vlorës. Quhet 'peshk gjalpë' ndërsa hyn në familjen e peshkaqenëve. Peshkaqeni i kapur peshonte rreth 41 kg ndërsa ishte rreth dy metra i gjatë.<br /><br />Peshkaqeni quhet edhe rovetus pretiosus ndërsa shihet shumë rrallë në brigjet shqiptare. Pas matrikullimit breshka u lëshua sërish në det. Mbërritja e ekzlemplarëve të tillë lidhet kryesisht me ngrohjen globale.

Buy Now on CodeCanyon