Surprise Me!

Report TV - Mot i ftohtë në Kukës, vijojnë reshjet e shiut

2020-02-21 0 Dailymotion

Sot moti me vranësira të dendura dhe reshje shiu do të vijojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore. Këto kushte atmosferike, sipas meteoalb mbeten deri në mesditë kur moti përmirësohet gradualisht duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Nata rikthen kthjellimet në të gjithë vendin.<br /><br />Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.Pjesa më e madhe e kontinentit Europian vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e dendur, reshjet e shiut dhe stuhitë e dëborës do jenë dominuese. Ndersa moti i kthjellët mbizoteron në Gadishullin Iberik.

Buy Now on CodeCanyon