Në Londër, ekziston një bar që njihet si ? kafeneja e vdekjes?, apo vendi ku njerëzit mund të diskutojnë hapur mbi një temë të cilën përgjithësisht, shumë preferojnë ta shmangin.

E ulur në krye të tryezës, menaxherja e kafenese, Mireille Hayden dëgjon me kujdes sesi një vajzë e re rrëfen vuajtjen e përjetuar pas humbjes së të atit dhe si po e përballon këtë gjë familja e saj. Është një vend i pazakontë, që mbledh njerëz të të gjithë moshave dhe shtresave të shoqërisë për të rrëfyer histori dhimbjesh e vajtimi, me një filxhan kafe dhe një copë kek përpara.

?Vdekja është pjesë e jetës. Është një process natyror që do t`i ndodhë të gjithëve, e megjithatë askush nuk preferon të flasë për të. Por ndërkohë, ne në kafenenë tonë kemi edhe shumë të qeshura, e kjo i befason njerëzit?, thotë bashkëpronarja e kafenesë.

?Njerëzit vijnë këtu sepse duan të ndajnë eksperiencat e tyre, se duan të tregojnë një histori të dhimbshme për ta. Duan ta heqin atë peshë nga vetja. Ajo që ne bëjmë është se kalojmë në jetë a thua se nuk do të vdesim kurrë. Por nuk është ashtu, ndaj për gjëra të tilla, është mirë të flitet hapur?, thotë Mireille Hayden.

Në këtë kafene mund të hapet çdo temë, me një objektiv që mbetet përgjatë gjithë kohës I qartë: thyerja e ?tabusë së? vdekjes dhe inkurajimi i njerëzve për ta jetuar sa më mirë që të munden jetën e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MireilleHayden#London#TopChannel