Surprise Me!

OFL i dërgon formularin një të dënuari në Itali dhe një tjetri për shkatërrim të pronës me zjarr

2020-02-21 1 Dailymotion

Vijon  me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse,  për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

- A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për ?Vrasje në rrethana cilësuese?;

- E. D., me banim Tiranë, i dënuar për ?Shkatërrim të pronës me zjarr?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Buy Now on CodeCanyon