Surprise Me!

Serbi në përfaqësuese, në Beograd e quajnë shokuese!

2020-02-21 1 Dailymotion

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ketë në javët e ardhshme në dispozicion një lojtar premtues që mund të bëjë diferencën, por më shumë sesa aftësitë e tij, po bën bujë origjina.

Ilija Iviç do të bëhet serbi i parë që do të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës, diçka e cila në Beograd po cilësohet shokuese dhe një bombë sportive, që mund të japë efekte të tjera negative.

?Një bombë e vërtetë. Serbi i parë që luan me Kosovën dhe si për ironi mban emrin e një legjende të Crvena Zvezdës?.

Titujt e Blic përfaqësojnë pak a shumë të gjithë opinionin sportiv serb, për talentin 17 vjeçar që konsiderohet një nga më të mirët në rolin e tij.

?Një serb në të ashtuquajturën fanelë të Kosovës, edhe pse me pendesë, por do të luajë?.

Lajmi për futbollistin ka ngjallur zemërim mes tifozëve që në forume të ndryshme nënvizojnë se Iviç është serbi i parë që do të përfaqësojë shtetin e rremë dhe se ky do të jetë një turp i madh. Iviç është 17 vjeç dhe vjen nga qyteti i Gracanicës, afër Prishtinës, në të cilin banojnë kryesisht serbë. Ai luan me skuadrën e KF Flamurtari në Superligën e Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbi#Beograd#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon