26 mijë persona kanë aplikuar online për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit në njësitë bashkiakë ku ata jetojnë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, 14 mijë aplikime i përkasin vetëm Tiranës dhe Durrësit. Për këtë të fundit kanë aplikuar 7200 persona, ndërsa në Tiranë 6300 qytetarë. Pjesa tjetër e aplikimeve u përkasin qyteteve të Kavajës, Shijakut dhe Lezhës .

Qytetarët kanë afat deri në fund të Shkurtit për të vetëdeklaruar dëmet nga tërmeti. Pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit, do të nisë faza e vlerësimit tekniko-ligjor të dosjeve.

Për të vlerësuar dosjen e çdo shtëpie banimi, në çdo bashki të vendit do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit për të miratuar listën e përfituesve sipas programeve të dëmshpërblimit. Aplikuesit do të renditen në bazë të një sistemi nga rastet me dëmet më të mëdha deri tek familjet me dëme më të vogla.

Po ashtu ndërtimi i banesave individuale pritet të nisë më 10 Mars, ndërsa dëmshpërblim do të marrë çdo i dëmtuar sipas masës së dëmit të shkaktuar.

Tv Klan