Agjencitë amerikane të zbulimit japin alarmin se Rusia po ndërhyn sërish në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndihuar Donald Trump të sigurojë mandatin e dytë.

New York Times shkruan se Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Ulët i është dërguar nga raport nga agjencitë e zbulimit ku ngrihej ky shqetësim. Raporti është diskutuar në një mbledhje me dyer të mbyllura më 13 Shkurt.

Burime të New York Times thanë se Presidenti ishte irrituar me këtë dokument që mund të binte në duart e demokratëve që kanë shumicën në Dhomën e Ulët të Kongresit.

Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Senati liroi nga akuzat penale të ngritura nga demokratët e Dhomës së Ulët për Presidentin Trump, për abuzim me detyrën në çështjen e Ukrainës.

Raporti për ndërhyrjen e re të mundshme ruse mund të ketë qenë një nga arsyet pse Trump nuk nominoi Mecguiere si drejtues i Drejtorisë së Zbulimit Kombëtar.

Në këtë post ai ishte i komanduar prej Gushtit të 2019-ës. Trump e zëvendësoi atë të enjten me ambasadorin në Gjermani dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë ? Serbi, Riçard Grenell, i konsideruar si besnik i Presidentit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i konsideroi dyshimet e zbulimit amerikan si paranoja, duke shprehur keqardhjen.

Tv Klan