Një tjetër operacion është finalizuar nga Policia e Tiranës, në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 4 persona janë vënë nën pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar tre armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në parkingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni policor i koduar ?PARKIMI?, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri dhe si rezultat i një pune disamujore, duke përdorur format e punës që normojnë punën e policisë kriminale, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forçat e Posaçme ? Shqiponja? finalizuan operacionin e koduar ?Parkimi?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge ?dhe ?Moskallëzimi i krimit?.

E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim?.
E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim?.
R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Moskallëzimi i krimit?.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Armëmbajte pa leje?, ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate c...