Surprise Me!

Ora News - Paratë e pista, Shqipëria futet në listën gri

2020-02-22 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Shqipëria vazhdon të paraqesë mangësi të theksuara në luftën kundër pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Observatori botëror i parave të pista thekson se vendi është rifutur në listën gri dhe ka një kohë të kufizuar për përmbushjen e standardeve.

Shqipëria është rifutur pas pesë viteve në listën gri të vendeve me legjislacion të mangët kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Njoftimi u bë nga Taskforca ndërqeveritare për Veprime Financiare dhe nga organi përkatës i Këshillit të Europës, i cili edhe dy vite më parë gjeti se mekanizmat politikë të qeverisë shqiptare nuk janë plotësisht efektivë për parandalimin e situatës.

Prezenca e një vendi në listën gri e bën më të vështirë marrjen e ndihmave financiare nga FMN-ja, Banka Botërore dhe nga Bashkimi Europian.

"Shqipëria është angazhuar të zbatojë planin e saj të veprimit, për të kuptuar rrezikun e pastrimit të parave dhe rreziqet e tjera; për të krijuar mekanizma efektivë për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimeve kriminal në ekonomi; për të rritur numrin e ndjekjeve penale dhe konfiskimet e parave të pista; dhe për të përmirësuar masat proaktive të mbikëqyrjes," thekson taskforca ndërqeveritare në njoftimin e saj.

Grupi monitorues me seli në Paris shton se Shqipëria ka një kohë të kufizuar për të rritur efikasitetin e rregullave kundër pastrimit të parave dhe financimit të grupeve terroriste, për të shmangur masat ndëshkimore financiare.

Në vitin 2018 në vend u sekuestruan mbi 38 milionë euro të dyshuara nga veprimtari të paligjshme.

Pas lojërave të fatit, sektori i ndërtimit mbetet ai më problematiku, madje edhe bankat e shoqëritë e transfertave, si kanale të dërgimit të fondeve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/parate-e-pista-shqiperia-futet-ne-listen-gri

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon