Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Çekrez të Gramshit.
Një automjet fuoristradë që drejtohej nga një 28-vjeçar nga Tirana, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj.
Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona si dhe janë plagosur 8 të tjerë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit, duke u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve të cilët janë dërguar në spitalin e Gramshit.
Nuk dihet identiteti i viktimave, por dyshohet se pasagjerët kanë qenë emigrantë sirianë.
Paraprakisht mendohet se shoferi nuk ka mundur të manovrojë në një kthesë duke përfunduar në greminë.