Stafi mjekësor i repartit të terapisë intensive në spitalin e Codognos pothuajse nuk ka pushuar që nga regjistrimi i rastit të parë më koronavirusin e frikshëm Covid 19.

Ata kanë mbetur në shërbim pas momentit kur u mësua se 38 vjeçari I shtruar me probleme serioze të frymëmarrjes rezultoi pozitiv ndaj sëmundjes.

? Mjekët dhe infermierët atje janë të ?burgosur? në repartin e tyre, ? shkruan shtypi vendas. Fillimisht duhet të qëndronin aty deri në ndërrimin e turnit, por me pas, u shfaq nevoja e izolimit me qëllim shmangien e përhapjes së infeksionit.

?Ky është vetëm një nga shembujt e rrezikut me të cilin përballen mjekët dhe infermierët për shkak të urgjencës së koronavirusit?, thonë mediat italiane.

?Nëna ime punon në repartin e urgjencës në spitalin e Codognos. Ju nuk e dini se sa e dhimbshme është që asaj dhe të gjithë kolegëve të vet do t`iu duhet të izolohen aty për 15 ditë?, ka shkruar në rrjetet sociale vajza e një punonjëseje të këtij spitali. Presidenti Italian Sergio Mattarella ka përcjellë përmes një mesazhi ? mirënjohjen e tij të thellë për mjekët, personelin shëndetësor, studiuesit, gratë dhe burrat e Mbrojtjes Civile dhe Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë në këto ditë të vështira me vetëflijim dhe zemërgjerësi, për t?u përballur me koronavirusin dhe për të penguar rrezikun e përhapjes së tij ?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Italy#TopChannel