#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 30 nga 115 të arrestuarit e operacionit ?Fati i lojërave?, që synonte goditjen e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive. Togat e zeza vendosën të lënë në burg 16 prej tyre deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtari Adrian Kalia dha masë më të lehtë, arrest shtëpie për 5 prej tyre dhe 8 personat e tjerë janë me detyrim paraqitje.

Në seancën gjyqësore e cila zgjati rreth 6 orë, prokuroria për pjesën më të madhe të tyre kërkoi arrest me burg, të cilat u miratuan nga gjykata bazuar në provat dhe faktet e paraqitura, ndërsa për pjesën që nuk disponoheshin mjaftueshëm prova, togat e zeza dhanë masë më të lehtë.

Të arrestuarit të cilët dolën këtë të dielë u ndaluan gjatë operacionit në 7 qytete, por u nxorrën para gjykatës së Tiranës për shkak të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Tiranës.

84 të arrestuarit e tjerë gjatë këtij operacioni pritet të njihen me masën e sigurisë gjatë ditës së hënë, pranë gjykatës penale.

Goditja e grupit që organizonte lojëra fati në gjithë vendin erdhi si shkak i hetimeve 7 mujore nga prokuroria e Tiranës, ndërsa në total u sekuestruan 17 milionë lekë të reja, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë dhe pajisje te tjera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksioni-kunder-basteve-gjykata-le-ne-burg-16-te-arrestuar-ja-te-gjitha-masat-e-sigurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp