Surprise Me!

Mesazhet zanore në whatsapp/ Prokuroria nis hetimet

2020-02-24 1 Dailymotion

Duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë ka nisur hetimet.

?Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme?, njofton prokuroria.

Kujtojmë se dje një mesazh zanor ka përhapur jo pak panik dhe frikë te qytetarët në lidhje me virusin.

?Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri? Flet vajza që përhapi audion në Whatsapp: Ju lutem fshijeni?më kanë thirrur në polici

NJOFTIM PËR SHTYP

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin
tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të ?Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik?, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek
njerëzit është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve.

Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Prokuroria#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon