E ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan këtë pasdite ishte këngëtarja e njohur, Mihrije Braha. Me më shumë se 25 vite në tregun muzikor, ajo është kthyer në një ndër emrat më të dashur për publikun.<br /><br />Mihrije në 13 Shkurt publikoi produksionin e ri muzikor ?Kollaj?. Bëhet fjalë për një baladë, teksti dhe muzika e së cilës janë realizuar nga Arsim Bunjaku.<br />Videoklipi është xhiruar në 10 Shkurt, 3 ditë para publikimit.
