#rtvora #oranews

Italia shton masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në të gjitha linjat e trasportit publik, në metropolitana e në linja hekurudhore janë vendosur udhëzimet me rregullat bazë për të evituar infektimin nga virusi.

Gjithashtu informohet se linjat rajonale do të evitojnë stacionet në komunat e konsideruar vatra të koroavirusit si Codogno e Casalpusterlongo.

Me një urdhëresë të posaçme të qeverisë mjetet e transportit publik duhet të dezinfektohen e të pastrohen disa herë në ditë.

Gjithashtu në parlamentin italian deputetët e punonjësit e administrarës, gazetarët e operatorët para se të hyjnë në selitë e dhomës së deputeteve dhe të senatit i nënshtrohen detyrimit të matjes së temperaturës nga punonjësit sanitarë, si dhe kanë në dispozicion maska e produkte dezinfektuese.

E detyrueshme është bërë dhe vendosja e produkteve dezinfektuese në të gjitha zyrat e administratës publike.

Preokupimi i infektimit nga koronavirusi ka bërë që mjetet e transportit publik të jenë të pa frekuentueshme në qytetin e Milanos, një qytet metropolitan që zakonisht është i përfshirë nga lëvizja e madhe e njerëzve dhe e turistëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/udhezime-koronavirusin-ne-stacione-autobuse-e-trena-bosh-ne-milano

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp