Hong Kongu do tu dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekonominë në rrezik nga protestat e pandalshme dhe epidemia e koronavirusit. Zemra financiare e Azisë, tha të mërkurën se masa, një paketë stimulimi prej 120 miliardë dollarësh të Hong Kongut ose 15.4 miliardë dollarë amerikanë, do të përfshijë dhënien e 10 mijë dollarëve të Hong Kongut ose rreth 1280 dollarëve amerikanë të gjithë banorëve rezidentë në qytet që janë mbi moshën 18 vjeç.

Rreth shtatë milionë njerëz do të përfitojnë nga programi. Sipas zyrtarëve, qyteti do të regjistrojë deficitin e parë buxhetor të tij në rreth 15 vite për shkak të recesionit që filloi në tre mujorin e tretë të 2019. Situata pritet të përkeqësohet dhe ekspertët thonë se deficiti për vitin e ardhshëm fiskal, deri në mars 2021, pritet të shënojë një rekord prej rreth 4.8 për qindësh të GDP.

Përveç pagesës, zyrtarët e Hong Kongut kanë thënë edhe se do të financojnë sektorët që janë dëmtuar nga shpërthimi i koronavirusit, përfshirë restorantet dhe kompanitë e udhëtimit. Hong Kongu është pjesë e kinës dhe funksionon sipas organizimit një shtet, dy sisteme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HongKong#TopChannel