#rtvora #oranews

Ky është Fatmir Kolecaj, 47 vjeçari që vrau me armë zjarri mbrëmjen e së martës ish-gruan e tij në Kodër Rrëshen dhe vëllain e saj.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të tij, Policia e Lezhës ka vënë në dispozion 5 milion lekë për këdo që jep informacion mbi vendodhjen.

"Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt" thotë policia.

Nga ana e bluve vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë që tronditi Mirditën u regjistrua rreth orës 20.40 të mbrëmjes së 25 shkurtit.

Vledison Filopati 34 vjeç dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe u ezekutuan me armë zjarri në banesën e tyre nga Fatmir Kolecaj.

Ky i fundit, ish-bashkëshorti i Esmeraldës, ka qenë edhe i ndaluar nga policia për dhunë.

Mësohet se ai kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët. Në atë kohë janë konfliktuar me vëllain e saj, konflikt i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrau-ish-gruan-dhe-kunatin-5-mln-leke-shperblim-kedo-qe-di-vendodhjen-e-fatmir-kolecaj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp