Surprise Me!

2 Marsi, presidenti Meta kërkon Besëlidhje edhe mes ndërkombëtarëve

2020-02-27 0 Dailymotion

E ndërsa Besëlidhja, Kuq e Zi e 2 Marsit, thirrur nga presidenti Ilir Meta po afron, kreu i shtetit është hedhur në një ofensivë takimesh me ndërkombëtarët.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se paraditen e të enjtes presidenti ka zhvilluar një takim me tre ambasadorë.

Burime nga presidenca i thanë Top Channel se në këtë takim ishin ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe Spanjës.

Vetë presidenti u ka bërë një prezantim në gjuhën angleze të atyre që i cilëson si fakte se një grusht shteti është konsumuar, nga maxhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Takimi ka zgjatur 90 minuta.

Gazetari Muhamed Veliu thotë se përmes këtij turi takimesh me ndërkombëtarët presidenti synon t?i bindë ata se Besëlidhja e 2 Marsit është një akt legjitim dhe i domosdoshëm për Shqipërinë.

Në ditët në vijim presidenti Meta do të takohet edhe me diplomatë të tjerë.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar se përballë kësaj situate të re ku kreu i shtetit merr në dorë flamurin e opozitarizmit, pritet që në delagacionin e BE në Tiranë gjatë ditëve të ardhshme, të organizohet një takim urgjent me të gjithë ambasadorët e vendeve të BE nga ku do të dilet me një qëndrim të unifikuar për 2 Marsin presidencial.

Ndërkombëtarët për momentin nuk e kanë komentuar këtë iniciativë të presidentit.

Megjithatë pas takimit me presidentin Ilir Meta javën e shkuar, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se ?presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#BE#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon