Surprise Me!

Materializohet goditja e pare e OFL

2020-02-27 1 Dailymotion

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin e parë për pronat që dyshohet se janë vendosur nga aktivitete të paligjshme. Nën sekuestro janë vënë pronat e Altin Hajrit që ndodhen në Shijak. <br />Bëhet fjalë për kompleksin ?Golden Resort?, një karburant dhe një vilë 2-katëshe në pronësi të Hajrit që rezulton i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. <br />Gjithashtu togat e zeza kanë sekuestruar një automjet në pronësi të Durim Bamit, i dënuar më parë për vjedhje me armë. <br />Të dyja këto vendime i janë dërguar për ekzekutim Agjencisë së Sekuestrimit të Pasurive Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, si dhe Prokurorisë së Posaçme. <br />Brenda gjashtë muajsh nëse këta persona nuk e justifikojnë pasurinë, ato do të konfiskohen dhe do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Buy Now on CodeCanyon