Surprise Me!

Koronavirus-Itali/ Arratiset mes arave nga zona e kuqe, do takonte të dashurën

2020-02-27 1 Dailymotion

Në Itali, u morën masa të ashpra për frenimin e koronavirusit, të cilat shkuan deri në izolimin e plotë të zonave të rrezikshme, sic ishte Codogno në Itali.

Por një pjesë e njerëzve brenda këtyre të ashtuquajtura ?zona të kuqe? nuk po pajtohen me shtetrrethimin. Të paktën 6 prej janë ?arratisur? prej andej, thonë mediat vendase.

Një djalë gjeti mënyrën mënyrën për të dalë nga qyteti e për të shkuar në Firenze; dikush tjetër u largua fshehurazi përmes fushave që të takonte të dashurën. Shumica megjithatë nuk shkuan dot shumë larg, sepse u kapën e u kthyen mbrapsht. Rasti më i bujshëm ishte ai i të mërkurës, kur një patrullë karabinierësh, ndaloi gjatë një kontrolli rutinë një të ri nga Codogno. Vetëm kur i panë dokumentet, policët kuptuan se nga vinte ai, dhe e ndaluan menjëherë.

Nga e diela, është thuajse e pamundur të kalohen 35 pikat e kontrollit të vendosura përreth zonave të rrezikut, e ku verifikimet i bëjnë gati 400 agjentë të forcave të rendit. Personat që tentojnë largimin në këtë mënyrë rrezikojnë denoncimin për ? shkelje të urdhrave të autoriteteve, që mbështeten tek arsyet e sigurisë publike. Me izolimin e detyrueshëm në Itali, janë përballur gati 50 mijë vetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arratisje#Itali#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon