Surprise Me!

Koronavirusi: A rrezikohen më shumë vendet më pak të zhvilluara të Europës?

2020-02-27 1 Dailymotion

Zyrtarët shëndetësorë e pranojnë se situata e koronavirusit është shqetësuese, por u kanë bërë thirrje njerëzve të mos përhapin panik. Më e lehtë për t`u thënë sesa për t`u bërë.

Teksa virusi vazhdon përhapjen, gjithmonë e më shumë shtrohet pyetja sesa i përgatitur është kontinenti i vjetër për sëmundjen e re frikësuese. Në pamje të parë, sic e paraqet edhe vetë qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ECDC, vendet më të pasura europiane janë ato me ? nivelin më të mirë të përgatitjes, i cili supozohet t`i mbështesë maksimalisht përpjekjet e tyre për të luftuar kërcënimin e Covid 19?. Kjo për shkak se këto vende kanë infrastruktura mjaft të mira mjekësore, dhe në këtë mënyrë, do të mendohej se janë të pajisura më mire e më të përgatitura sesa vendet më pak të zhvilluara europiane.

Por nuk është e thënë. Aktualisht, rreth 1,3 milionë rumunë punojnë në Itali, dhe shumë prej tyre pritet të kthehen në shtëpi tani që situata e virusit është përshkallëzuar. Rumania ka plot probleme ekonomike dhe të infrastrukturës, megjithate kjo nuk e ka penguar të marrë masa mjaft të mira, duke porositur që në fillim të shkurtit një sasi të madhe veshjesh mbrojtëse, e duke testuar kapacitetet e reagimit me shpejtësi ndaj epidemisë.

Adrienne Rashford e OKSH-së, mendon se nuk është vetëm fuqia ekonomike e një vendi ajo që ndihmon në përballjen e sëmundjes; organizimi dhe planifikimi I mirë vijnë në radhë të parë, së bashku me komunikimin sa më të përshtatshëm me komunitetin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Koronavirusi#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon