Biftek viçi të pjekur me kunguj dhe domate

Përbërësit:

4 biftekë viçi

2 kunguj të njomë

10 domate qershi

50 gr djathë emental

Majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë biftekët nga lëkura, i shtypim pak me çekiçin e mishit, i marinojmë me kripë dhe piper të zi, i lyejmë copat e biftekut me vaj me anë të një furçe.

Nxehim tiganin dhe më pas vendosim copat e mishit, i lëmë sa të ndryshojë ngjyrë pjesa e poshtme për 3-4 minuta dhe e kthejmë nga ana tjetër.

Mbi çdo fetë bifteku, pasi i kemi lyer vendosim kunguj të prerë në shkopinj të vegjël, gjysmë domate qershi, mbi domate vendosim pak djathë emental të grirë nga ana e trashë e rendes.

Më pas I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 5 minuta. E servirim duke e spërkatur me pak majdanoz. Sipas shijes, mund të vendosim dhe 1 dorë rukola.