Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një shpërthimi kolosal në hapësirë, pesë herë më i madh se gjithçka ishte parë më herët.

Clirimi i jashtëzakonshëm i energjisë mendohet se ka ardhur nga një vrimë e zezë gjigante rreth 390 milionë vite dritë jashtë tokës. Shpërthimi thuhet se ka krijuar një re gjigante mbetjesh në grupin e galaksive Opiukus.

Kërkuesit i kanë raportuar zbulimet e tyre në gazetën astrofizike. Ata prej kohësh mendonin se kishte dicka të habitshme në grupin e galaksive ophiuchus, që është një grup gjigant me mijëra galaksi individuale, të përbëra nga gazra të nxehta dhe lëndë e errët. Teleskopët me rreze X kanë vëzhguar një lakim kurioz të saj.

Spekulohej se ky mund të ishte një mur kavitetesh i krijuar nga gazrat e emetuara nga një vrimë e zezë qendrore. Vrimat e zeza janë të famshme për gëlltitjen e lëndës por ato mund edhe të nxjerrin jashtë sasi të konsiderueshme materialesh dhe energjie. Shkencëtarët filluan më pas të mendonin për një shpërthim të jashtëzakonshëm. Por sidoqoftë, të dhënat e reja nga dy teleskopë në Australi dhe Indi, e konfirmuan këtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Opiukus#Scientists#TopChannel