Pas 1 viti e 4 muajsh bllokimi rinisin punimet për Unazën e Madhe të kryeqytetit nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja. Punimet në këtë kantier për zgjerimin e akseve përgjatë zonës së Astirit dhe ndërtimit të nënkalimit Shqiponja do të kryhen përgjatë 24 orëve në mënyrë që vepra të përfundojë sa më shpejt.

Në varësi të punimeve në këtë aks Autoriteti Rrugor dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të devijojnë trafikun për në dy nyje për mjetet që vijnë nga Durrësi: në fillim të rrugës Dardania dhe të asaj Kasem Shima. Mbikalimi te Casa Italia do të devijohet me dy korsi, ndërsa për automjetet që vijnë nga Zogu i zi, korsitë do të reduktohen në 3 për 100 metrat e fundit përpara se të hyjnë të sheshi Shqiponja, ku do të lejohet qarkullimi i tyre.

Aktualisht janë duke u kryer shpronësimet në pjesën e Shkozës dhe po punohet për projektin e lidhjes së nënkalimit Shqiponja me stacionin e Trenit në mënyrë që e gjithë Unaza e Madhe të përfundojë.

Aksi nga Pallati me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja duhet të përfundojë brenda 2 vjetësh, pas një skandali të hapur me një firmë amerikane që fitoi fillimisht tenderin përmes dokumenteve të falsifikuara dhe pas një procesi të gjatë tenderimi dhe ankesash të cilat u zgjidhën në Shtator të vitit që shkoi, pasi projekti ndryshoi dhe njëherë.

Tv Klan