Vetëm pak orë pasi qeveria turke hapi dyert për emigrantëve sirianë që ndodheshin në territorin e saj, kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është mbushur me mijëra refugjatë.
Teksa marrëdhënia midis dy vendeve është e tensionuar, trupat kufitare greke, kanë përdorur gazin lotsjellës për të ndaluar emigrantët e mbërritur nga Turqia.
Në një komunikim me gazetarët, zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur kufijtë e saj.
Në alarm për situatën e krijuar, qeveria greke thirri një takim të jashtëzakonshëm në funksion të menaxhimit të saj.
Edhe Bullgaria është përgatitur për një dyndje emigrantësh duke shtuar praninë e trupave kufitare.
Ndonëse Bashkimi Europian i ofroi fonde Turqisë që të vazhdojë ta pengojë futjen e emigrantëve në Europë, kjo gjë nuk ndodhi.
Vendimi i qeverisë turke erdhi pasi forcat e tyre në Siri u sulmuan nga ushtria e presidentit Basha al- Asad, me mbështetjen ë Rusisë. 33 ushtare turq humben jetën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens, Stoltenberg ka njoftuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente, të kërkuar më herët nga Turqia.