Rritet në shtatë numri i rasteve me koronavirus në Greqi siç kanë bërë me dije organet greke mëngjesin e së dielës.

Bëhet fjalë për një person në Selanik dhe dy në Athinë. Sipas specialistëve nga të shtatë personat vetëm katër prej tyre kanë qenë në zonat e Italisë së veriut kurse tre të tjerët duket se janë infektuar gjatë kontaktit me ta.

Është karakteristik fakti që dy prej tre rasteve të reja janë infektuar jo nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e ardhur nga Italia , por nga njerëz të tjerë të rrethit familjar të pacientëve apo të kolegëve të tyre të punës.

E thënë ndryshe, sipas specialisëve, kemi tashme të bëjmë në Greqi , me një ?shpërndarje ? të brendshme të virusit në fjalë .

Deri orët e fundit janë kryer kontrollet përkatëse edhe për rreth 150 vete që kanë ardhur në kontakt me rastet e para të personave të infektuar.

Specialistet vlerësojnë se numri i rasteve mund të rritet nga dita në ditë ndërkohë që vazhdon zbatimi i masave paraprake si dezinfektimi i shkollave apo sallave publike.

Por në shumë raste janë vetë qytetarët që nuk zbatojnë masat e marra. Megjithëse ministria e Shëndetësisë ka deklaruar anulimin e festimeve te karnavaleve, në qytetet si Nausa, Ksanthi, Patra e Iraklio ,organizatorët po zhvillojnë ato normalisht.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Greece#TopChannel