Ky është 63-vjeçari Ruzhdi Tasuni që 4 ditë më parë vrau me një levë hekuri bashkëshorten e tij në dyqanin e shitjes së metrazheve në lagjen 17 të Durrësit.

Këtë të diel, ai doli para gjykatës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Tasuni pranoi se ka vrarë bashkëshorten në gjaknxehtësi e sipër për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin në çift, veprim për të cilin është penduar.

Ai tha se ka pasur shumë mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe atë ditë konflikti ka agravuar rrugës për në punë dhe më pas në dyqan. Teksa i kërkoi falje vajzave, ai sqaroi se debatet kanë nisur për shkak të borxheve dhe marrëdhënies se tensionuar që ata kishin.

Seanca u ndoq nga kushërinjtë e bashkëshortit vrasës, ndërsa të pranishëm nuk ishte asnjë nga tre vajzat e çiftit. Ruzhdi Tasuni vrau bashkëshorten e tij 58-vjecare duke e goditur në kokë me levë hekuri. Pas kësaj ai njoftoi policinë, duke pranuar krimin.

Tv Klan