Një ditë përpara tubimit të thirrur në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të protestojnë me thirrjet ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?, kundër shkeljes së Kushtetutës nga ana e maxhorancës.

Përmes një video të lëvizjes dhjetoriste, kreu i shtetit shkruan se kurrë nuk e kishte menduar se pas 30 viteve do të ftonte në 2 Mars të gjithë qytetarët, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

?Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë?, vijon komentin e tij kreu i shtetit do ta mbrojë popullin nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Sakaq edhe demokratët, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i kanë bërë thirrje strukturave drejtuese dhe mbështetësve të tyre për t?i bashkuar manifestimit paqësor të Presidentit pasditen e së hënës.

?Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cënohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë?, shkruan numri dy i demokratëve.

Tv Klan