Gjimnazi ?Sami Frashëri? në Tiranë, pësoi dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Sot ndërtesa është e boshatisur dhe 1450 nxënësit janë shpërndarë në dy shkolla të tjera. Ata e zhvillojnë prej 3 muajsh mësimin përgjatë turnit të pasdites.

Në përgjigjen e kthyer nga ana e Bashkisë së Tiranës në lidhje me këtë shkollë thuhet se, shkolla ?Sami Frashëri? është ndërtuar që në vitet ?60. Struktura, kolonat dhe themelet janë po ato, e për rrjedhojë janë amortizuar me kalimin e viteve. Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, tërmeti i 21 shtatorit, si dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në strukturën mbajtëse dhe për këtë arsye kanë dalë në përfundimin se shkolla, pra themelet dhe struktura e saj, nuk do t?i bënte ballë një tërmeti tjetër të ngjashëm me dy të parët.

Prandaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur rindërtimin nga e para të shkollës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për nxënësit e saj. Shkolla e re ?Sami Frashëri? do të ndërtohet më e madhe dhe me cilësi shumë herë më të mirë, me kushte moderne për nxënësit, e gjithashtu do të funksionojë si një shkollë me një turn, thuhet në përgjigje. Koha se kur do të realizohet shmbja dhe kur do të jetë gati ndërtesa e re, do të qartësohet, pasi Bashkia të ketë një projekt.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Earthquake#SamiFrasheri#TopChannel