Policia e Tiranës ka sekuestruar një shumë të madhe parash duke goditur dy raste të këmbimit valutor pa licencë përballë Bankës së Shqipërisë.

Shtatë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ata janë M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Gjatë aksionit të befasishëm u sekuestruan 21 milionë lekë, 23.300 Euro dhe 9500 Dollarë.

Policia e Tiranës thotë se do të vazhdojë kontrollet e befasishme për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale ?Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare?.