#rtvora #oranews

Gjetja e trupit të pajetë të 5 vjeçarit në kanalin pranë banesave sociale në Shkozë, ngriti shqetësimin për rrezikun që u kanoset çdo ditë fëmijëve dhe banorëve të kësaj zone. Jo vetëm i parrethuar por kanali edhe i mbushur me mbetje që mbartin infeksione të shumta. Familjarët kërkojnë ndërhyrjen sa më parë të bashkisë së Tiranës.

Ky është kanali në të cilin u gjet trupi i pajetë i 5-vjeçarit Klodian Hashimi, i cili u shpall i zhdukur rreth dy javë më parë. Ndërkohë që banorët shprehen se ky mbetet një rrezik për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Për këtë ngjarje familjarët drejtojnë gishtin e përgjegjësisë tek bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për ndërtimin e murit rrethues, pavarësisht kërkesës së tyre.

Ata shprehen se ky kanal është kthyer në një rrezik për të gjithë fëmijët që luajnë pranë tij, jo vetëm për shkak thellësisë por edhe përhapjes së infeksioneve nga mbetjet.

"Këta ndërtimet i lënë gjysma gjysma dhe ikin, por do të kenë probleme. Janë mbi 60 famije, fëmijët luajnë këtu. Pas këtij mund të shkojnë edhe 1 edhe 2. Kjo pjesa duhet mbyllur dhe ndërmarrja duhet të japë përgjigje"

Gyshi i 5 vjeçarit thotë se kërkimet e policisë nuk ishin efektive, ndërsa denoncon edhe dhunën e ushtruar nga efektivë të policisë të cilët akuzoni familjarët se e kanë trafikuar Klodianin.

"Kur kemi shkuar në polici kanë thënë që e keni shitur djalin. Po pse shitet fëmija?!"

Trupi i pajetë i fëmijës së madh të familjes Hashimi u gjet nga bashkëmoshatarët e tij. Ndërkohë që thirrja e banorëve të kësaj zone është drejtuar bashkisë së Tiranës që përveç shfaqjeve propaganduese për kushte të mira ndaj komuniteti romë të ofrohet edhe siguria e jetës për këta banorë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdekja-e-5-vjecarit-ne-shkoze-familjaret-akuzojne-bashkine-mungesen-e-sigurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp