Në 1 mars ka hyrë në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani, i cili i referohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE.

Aktualisht, në vend mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Për këtë arsye qeveria gjermane u hodh në veprim duke miratuar ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar.

Këtu nuk hyjnë vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani.

Për këtë është krijuar Qendra e Ndërmjetësimit të Njohjes së Kualifkimit, pjesë e Agjencisë Federale të Punës. Informatat më konkrete I jep portali ?Make it in Germany?, ku gjenden edhe linq-e përkatës. Qëllimi është të verifikohet e të jepet vendimi brenda tre muajsh pas dorëzimit të dokumenteve të shkollimit në vendlindje.

Viza për fuqinë punëtore të kualifikuar pas këtij verifikimi duhej të lëshohej brenda 4 javësh. Parimisht çdo fuqi punëtore nga një vend i tretë, që ka një kontratë pune në Gjermani dhe provon, se e ka kualifikimin profesional për këtë, mund të shkojë të punojë atje. Po ashtu bie edhe rregullorja e mëparshme e verifikimit, nëse punëtori vjen nga BE apo nga Gjermania, që mbronte fuqinë punëtore vendase apo nga BE.

Ekziston ndërkohë dhe mundësia që kush ka një kualifikim fillestar dhe një kontratë pune, mund të vazhdojë kualifikimet shtesë në Gjermani. Por punëdhënësi i ardhshëm duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për kualifikimin që brenda dy vjetësh të çojë në një diplomim apo çertifikim që njihet në Gjermani.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel