Surprise Me!

Fluksi refugjatet/ BE dërgon roje shtesë në kufi

2020-03-04 0 Dailymotion

Në Greqi janë dyndur refugjatë nga Turqia, por në kufirin bullgaro-turk është e qetë. Deri tani nuk ka pasur hyrje të paligjshme. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu shkroi në Twitter se deri të dielën në mëngjes gati 80 mijë refugjatë janë nisur për në Edirne; provinca në Turqinë veriperëndimore kufizohet me vendet e BE Greqi dhe Bullgari.Situata mbetet e tensionuar edhe në Egje.

Për shkak të situatës së vështirë, autoriteti i kontrollit kufitar Frontex do të dërgojë përforcime në Greqi. Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte vendosur dërgimi i punonjësve dhe pajisjeve shtesë. Niveli i alarmit për të gjithë kufijtë e BE me Turqinë është ngritur në ?i lartë?.

Presidentija e Komisionit të BE Ursula von der Leyen e siguroi Greqinë dhe Bullgarinë për mbështetje. Kryeministri bullgar Boiko Borisov planifikon të takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit. Nuk dihet saktësisht se ku do të zhvillohet takimi. Erdogan pati njoftuar më parë se do të lejoheshin të kalonin kufijtë refugjatët me drejtim BE, duke argumentuar se BE nuk i përmbahet marrëveshjes së refugjatëve të lidhur në mars 2016.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Refugjatet#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon